TIRANË-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot Arjan Konomit, pas incidentit që ndodhi dje në Dhërmi, ku Konomi u shoqërua nga Policia. Ndryshe nga çfarë deklaroi gazetari se përplasja nisi për parkimet në Vuno, ku sipas tij ai po filmonte shkeljet në vendosjen e makinave. Por Rama ka një tjetër kënd të videos.
Duke shpërndarë videon e ZËRI, Rama thotë se Konomi ka ofenduar si i përdalë një nënë me një fëmijë dhe më pas ka dalë në rrjetet sociale për të bërë viktimën. "A do ca fiq"-dëgjohet Konomi në videon e shpërndarë nga Rama.
Edi Rama: JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi.
View this post on Instagram