Aktualitet

"Meta në top formë, i kishin çuar kostumin e gabuar", Kryemadhi: Seanca s'pati tensione, por na pikoi kondicioneri

Kryemadhi e cilësoi një çështje politike, ndërsa foli edhe për paraqitjen e ish-bashkëshorti të saj Ilir Meta, pas ndryshimeve fizike.

zh.ll
"Meta në top formë, i kishin çuar kostumin e gabuar",
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të seancës së sotme, ku GJKKO ndau dosjen e Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit. Kryemadhi e cilësoi një çështje politike, ndërsa foli edhe për paraqitjen e ish-bashkëshorti të saj Ilir Meta, pas ndryshimeve fizike.

Kryemadhi deklaroi se gjatë seancës nuk pati tensione, teksa nuk i kurseu batutat me gazetarët. Sipas saj, i vetmi incident i vogël ishte rrjedhja e ujit nga kondicioneri i ri mbi kokat e të pranishmëve.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive. Analiza financiare e bërë për mamanë time, e tregon dhe ja jep të sakta që ajo ka burime financiare dhe të ardhura në të gjithë jetën e saj. Edhe çështja për shoqen time, Ema Çokun, është një pretendim që thonë ata pse ke bërë ti një deklaratë noteriale në 2024. Po normal sepse në 2010 ata nuk ishin subjekt i një hetimi pasuror. Pretendimet për abuzim nga mamaja ime nuk qëndrojnë, sepse është hetuar që atëherë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Sa i përket gjendjes fizike të Metës, Kryemadhi tha se ish-presidenti ndodhet në top formë dhe në posturë është drejt. Ajo shtoi se javën e kaluar i kishin çuar kostumin e gabuar, një numër më të madh sesa ishte e duhura, por Meta e kishte përballuar situatën pa problem.

"Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ja çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën”, tha mes të tjerash Kryemadhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB