Aktualitet

Mesazh me tritol për pronarin e "Ajman Park"? Shpërthim te shtëpia e vëllait të Julian Ballës në Shijak, në kërkim nga SPAK

Julian Balla alias Fadil Balla, pronari i resortit "Ajman Park" dhe ish-president i klubit të futbollit Erzeni, është në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela e Franc Çopja. 

F.I
Mesazh me tritol për pronarin e "Ajman Park"? Shpërthim te
Julian Balla

SHIJAK-Një shpërthim me tritol është regjistruar në portën e shtëpisë së Altin Balles, vëllai i Julian Ballës në Shijak. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa ngjarja ka ndodhur të shtunën (17 korrik). Sasia e tritolit është vënë në derën e shtëpisë së Altin Ballës në zonën e Shijakut, e cila ndodhet ngjitur me atë të vëllait, Fadilit. Hetuesit thonë se vendosja e lëndës shpërthyese duket më shumë si një mesazh kërcënues.

Julian Balla alias Fadil Balla, ish-president i klubit të futbollit Erzeni, është në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela e Franc Çopja. Sipas dosjes së SPAK, grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 28 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës në dy episode të ndryshme, ndërsa 17 ton janë sekuestruar nga autoritetet.

Julian Balla alias Fadil Balla, rezulton pronari i resortit "Ajman Park", ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj në Durrës, dhe i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve pasurore.

Poll

MOS HUMB