Aktualitet

Megaoperacioni në Elbasan/ Me autobus nga Tirana, 30 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatë për masën e sigurisë

Mësohet se 30 të arrestuarit janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit.

zh.ll
Megaoperacioni në Elbasan/ Me autobus nga Tirana, 30 të arrestuarit
Të arrestuarit gjatë mbërritjes në gjykatë

ELBASAN- Mesditën e kësaj të mërkure kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masës së sigurisë të arrestuarit nga operacioni i koduar “First day”. Mësohet se 30 të arrestuarit janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Bëhet me dije se prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.

Megaoperacioni që kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike,  zhvillua në fillim të kësaj jave në disa qytete të qarkut, përfshirë Elbasanin, Peqinin, Librazhdin, Gramshin e Prrenjasin. Shtatë nga personat e ndaluar janë Mariglen Qosja, Bardhyl Grami, Eris Skilja, Mikel Dezhani, Shyqyri Bica, Arjan Bica dhe Klodian Hakballa. 

Gjatë operacionit 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person është vendosur në hetim. Mësohet se gjykata lëshoi në total 39 masa sigurie, 30 prej të cilave janë ekzekutuar. 

Arrest me burg, 25 masa: Arjan Bica 42 vjeç, Eris Skilja 48 vjeç, Shyqyri Bica 56 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64 vjeç, Gentian Tartari 37 vjeç, Mikel Bezhani 45 vjeç, Pjerin Qereshniku 50 vjeç, Stivjo Bardhi 38 vjeç, Domeniko Elezi 38 vjeç, Mariglen Qosja 38 vjeç, Shkelzen Shkrepi 46 vjeç, Bardhyl Grami 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç, Klodian Hakballa 34 vjeç, Arben Kasa 50 vjeç, Ilir Bahidi 41 vjeç, Klajdi Çota 24 vjeç, Franc Ruçi 24 vjeç, Kevi Kanani 30 vjeç, Marcelino Brahja 24 vjeç, Panter Tafani 30 vjeç.

5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë: 

Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,

Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”,

Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;

Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë./ZËRI

Poll

MOS HUMB