
ELBASAN- Një megaoperacion u zhvillua mëngjesin e së hënës në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit, ku 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person është vendosur në hetim. Mësohet se gjykata lëshoi në total 39 masa sigurie, 30 prej të cilave janë ekzekutuar.
Arrest me burg, 25 masa: Arjan Bica 42 vjeç, Eris Skilja 48 vjeç, Shyqyri Bica 56 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64 vjeç, Gentian Tartari 37 vjeç, Mikel Bezhani 45 vjeç, Pjerin Qereshniku 50 vjeç, Stivjo Bardhi 38 vjeç, Domeniko Elezi 38 vjeç, Mariglen Qosja 38 vjeç, Shkelzen Shkrepi 46 vjeç, Bardhyl Grami 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç, Klodian Hakballa 34 vjeç, Arben Kasa 50 vjeç, Ilir Bahidi 41 vjeç, Klajdi Çota 24 vjeç, Franc Ruçi 24 vjeç, Kevi Kanani 30 vjeç, Marcelino Brahja 24 vjeç, Panter Tafani 30 vjeç.
5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë:
Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,
Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”,
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;
Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Burime për mediat bëjnë me dije se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, janë persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, por jo eksponentë të njohur së botës së krimit. Nën masa të shuma policore, të arrestuarit janë transferuar në Tiranë për në qelitë e paraburgimit ku do të qëndrojnë deri në përfundim të hetimeve.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë./ZËRI
