Aktualitet

Me kapuç dhe e pamëshirshme! 3 vjedhje me dhunë brenda dy muajsh, arrestohet "skifterja" në Tiranë (EMRI-VIDEO)

Sipas uniformave blu, Rozita Sopoti, është autorja e 3 vjedhjeve në kryeqytet, gjate muajit janar dhe shkurt.

zh.ll
Me kapuç dhe e pamëshirshme! 3 vjedhje me dhunë brenda dy
26-vjeçarja duke vjedhur

TIRANË- Një 26-vjeçare me precedent të theksuar penal për vjedhje është arrestuar në flagrancë në Tiranë. Sipas uniformave blu, Rozita Sopoti, është autorja e 3 vjedhjeve në kryeqytet, gjate muajit janar dhe shkurt. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, e reja, me kapuç në kokë, vepron pa hezitim, madje edhe me dhunë. 

26-vjeçarja ndodhej aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ajo është e përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Intervali”.

Kreu 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar, arrestohet në flagrancë 26-vjeçarja.

Shtetasja, e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.

Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:
-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;
-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB