Aktualitet

Me kafe në SPAK, Kryemadhi për videot intime: Neveri! Shoqëria ndjehet e dhunuar nga një pamje p*rno dhe jo nga taksat...

Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe ndjen neveri, ndërsa thekson se personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohen

F.I
Me kafe në SPAK, Kryemadhi për videot intime: Neveri! Shoqëria
Monika Kryemadhi

TIRANË-Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa ka reaguar edhe për videot e publikuara së fundmi me protagonist kompozitorin dhe producentin e njohur Adrian Hila, ku shihen dhjetëra artiste dhe këngëtare të njohura shqiptare.

Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe ndjen neveri, ndërsa thekson se personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohen. Ajo shton se është e tmerrshme që shoqëria ndjehet e dhunuar nga disa video pornografike dhe jo nga korrupsioni dhe vjedhja e xhepave të qytetarëve.

Monika Kryemadhi: I kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar për shkak të viktimave gjithë grave dhe vajzave. Personit që i ka bërë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë veprim që e dënoj me forcë. Nuk ka ç’i duhet asnjërit se ç’bën njeri në dhomën e vet të gjumit apo në jetën private. Mënyra si po gjykojmë situatën problematika dhe jetën shoqërore është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, mungesat e punës, nga largimi i të rinjve dhe të rejave, nga shpopullimi i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare. Ndjej një dhimbje për gratë, ndjej neveri për ata që e kanë bërë atë gjë.

Lidhur me rastin Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve. Autoritet po ndjekin edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar. Pamjet e u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e 29 shtatorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB