Aktualitet

Kryemadhi në GJKKO, i pranishëm në sallë dhe Meta, shtyhet seanca

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja të kalojë për gjykim duke pretenduar se ka prova të forta.

F.I
Kryemadhi në GJKKO, i pranishëm në sallë dhe Meta, shtyhet
Monika Ktyemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), në ngarkim të ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta, dhe të pandehurve të tjerë. Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqitur sot në GJKKO, ndërsa i pranishëm në sallë ka qenë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja të kalojë për gjykim duke pretenduar se ka prova të forta.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB