Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në Kamëz! 48-vjeçari gjendet i pajetë në makinë (EMRI)

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

F.I
Vrasje me armë zjarri në Kamëz! 48-vjeçari gjendet i
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku Lulzim Visha 48 vjeç, banues në Kamëz është gjetur i pajetë brenda një automjeti. 48-vjeçari është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Dyshohet se viktima vshtë qëlluar me armë zjarri, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB