Aktualitet

Ahmetaj intervistë të tretë nga arratia, gati të rrëfejë emra dhe fakte

Po ashtu, në intervistën e tij të dytë Ahmetaj tha se do të deklaroj emrin e personit që e kërcënon nga arratia.

I.F
Ahmetaj intervistë të tretë nga arratia, gati të
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga arratia do të japë intervistën e tij të tretë për gazetarin Çim Peka. Ahmetaj ka paralajmëruar se në këtë intervistë, deklaratat e tij do të shoqërohen me fakte dhe dokumenta. Në intervistën e tij të fundit për “Syri TV”, ish-zëvendëskryeministri dha një deklaratë të fortë ku tha se pronarët faktik dhe real të inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Po ashtu, në intervistën e tij të dytë Ahmetaj tha se do të deklaroj emrin e personit që e kërcënon nga arratia. Ai u shpreh se është kërcënuar nga një person që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun.

Më tej në intervistën e tij të dytë për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka treguar se kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit e ka sulmuar personalisht. Ahmetaj ka deklaruar se dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Ai ka rrëfyer se ka lënë letra për aferën sterilizimin, por ato janë zhdukur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB