Aktualitet

Me 14 vota pro, Këshilli Bashkiak i Matit miraton bashkimin me Klosin (VIDEO)

Në mbledhjen e zhvilluar diten e sotme morën pjesë 20 nga 21 këshilltarët, propozimi u miratua me 14 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim.

M.K.
Me 14 vota pro, Këshilli Bashkiak i Matit miraton bashkimin me Klosin
Këshilli Bashkiak i Matit

MAT- Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Mat me Bashkinë Klos, duke hedhur një hap të rëndësishëm në procesin e riorganizimit administrativo-territorial.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në mbledhjen e zhvilluar diten e sotme morën pjesë 20 nga 21 këshilltarët, propozimi u miratua me 14 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Vendimi erdhi pas diskutimeve mbi draftin për riorganizimin e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Pas miratimit, qëndrimi i Këshillit Bashkiak dhe i Bashkisë Mat do t’i përcillet Kuvendit, ku do të vijojë procedura për shqyrtimin e reformës. Drafti përfundimtar pritet të shqyrtohet në Kuvend më 8 tetor./ZËRI

Poll

MOS HUMB