Aktualitet

Me 1 milion euro nga Serbia në Kosovë, polici shqiptar kapet në kufi, skaneri me rreze 'X' e nxjerr zbuluar

Bashkë me të janë ndaluar edhe Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj.

F.I
Me 1 milion euro nga Serbia në Kosovë, polici shqiptar kapet në
eurot e sekuestruara

KOSOVË- Një vlerë prej 1 milion eurosh e fshehur në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni është gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë. Mes personave të dyshuar të cilët po transportonin nga Serbia brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore, ndodhet edhe një polic shqiptar. 

Konretisht bëhet fjalë për Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri, në Komisariatin numër 5 në Tiranë. Bashkë me të janë ndaluar edhe Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj. Zbulimi i shumës së parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

Njoftimi zyrtar nga Dogana e Kosovës: 

Zbulohen rreth 1 milion euro të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare
Sot, më 24 shkurt 2026, në pikëkalimin kufitar Merdare, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike.

Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore. Dogana e Kosovës thekson se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare.

Poll

MOS HUMB