Aktualitet

Marrëdhënie personale apo...? Zbardhen MESAZHET mes Hysenit dhe Agasit: Zemër...do përfundojmë keq shpirt

Ndërkohë, përtej dyshimeve për një marrëdhënie personale, sipas të dhënave nga hetimit, Vlora Hyseni dyshohet se është përfshirë në çështjen penale që lidhet me Ergys Agasin

zh.ll
Marrëdhënie personale apo...? Zbardhen MESAZHET mes Hysenit dhe
vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, kishte deklaruar pak ditë më parë në SPAK se kishte pasur komunikime me biznesmenin Ergys Agasi, të cilin e kishte konsideruar në cilësinë e bashkëpunëtorit të shërbimit. Por, sipas burimeve për ZËRI-n, komunikimet e zbardhura së fundmi ngrejnë dyshime të tjera mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre.

SPAK dyshon se mes Hysenit dhe Agasit ka pasur një marrëdhënie personale dhe komunikime të vazhdueshme.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, janë disa prej mesazheve të zbardhura.

Ndërkohë, përtej dyshimeve për një marrëdhënie personale, sipas të dhënave nga hetimit, Vlora Hyseni dyshohet se është përfshirë në çështjen penale që lidhet me Ergys Agasin. Lidhur më këtë, Hyseni ka shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar Agasin, duke vënë në dispozicion edhe funksionin e saj zyrtar dhe kapacitetet institucionale që drejtonte.

Gjithashtu, sipas informacioneve, në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në “Equos Resort” janë gjetur edhe disa materiale që dyshohet se i përkasin Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Këto materiale janë pjesë e provave që po verifikohen nga hetuesit.

Mësohet se javën e kaluar, disa ditë para se të komunikohej masa ndaj saj, SPAK ka marrë në pyetje Vlora Hysenin, e cila ka pranuar se ka pasur komunikime me Ergys Agasin dhe se prej tij ka marrë informacione të lidhura me Shërbimin Informativ të Shtetit. Megjithatë, Hyseni ka mohuar të ketë takuar fizikisht Agasin apo të ketë bashkëpunuar me të në kuptimin që dyshohet nga organi i akuzës.

Nga ana tjetër, SPAK po vijon hetimet dhe verifikimet për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe nëse komunkimet, mes tyre foto dhe video, materiale të sekuestruara kanë lidhje me çështjen penale që po hetohet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB