Aktualitet

"Kam komunikuar me të si bashkëpunëtor i shërbimit"/ U mor në pyetje më herët, çfarë deklaroi Hyseni në SPAK për Agasin?

Hyseni ka pranuar komunikimet telefonike me Agasin, por ka mohuar të ketë zhvilluar takime fizike me të.

zh.ll-f.i
"Kam komunikuar me të si bashkëpunëtor i
vlora hyseni-spak-ergys agasi

TIRANË- Drejtuesja e pezulluar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, rezulton se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Ergys Agasin edhe gjatë periudhës kur ky i fundit ka qenë person në kërkim.

Madje, sipas burimeve, Hyseni është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 5 ditë përpara vendosjes së masës së sigurisë, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.  

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Hyseni ka pretenduar se SHISH punon gjithmonë me bashkëpunëtorë. Hyseni ka pranuar komunikimet telefonike me Agasin, por ka mohuar të ketë zhvilluar takime fizike me të. Ndërkohë që SPAK ka dyshime të tjera, i cili po verifikon nëse mes tyre ka pasur takime të drejtëpërdrejta. 

Nga ana tjetër, në telefonin e sekuestruar të Agasit, rezultojnë disa telefonata mes tij dhe Hysenit. Përveç telefonatave, edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, të cilat sipas SPAK do të verifikohen për të përcaktuar natyrën dhe marrëdhënien mes Hysenit dhe Agasit.

Gjithashtu, mësohet se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme. Gjatë kësaj periudhe, sipas burimeve, janë kryer verifikime të mëtejshme mbi provat dhe rrethanat e çështjes.

Poll

MOS HUMB