Aktualitet

Makinat që "zbarkojnë" në Shqipëri/ Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit, ja si do të ndahen tarifat...

Ky ndryshim synon të ndalojë nënvlerësimin e automjeteve në zhdoganim dhe të vendosë rregulla të njëjta për të gjithë importuesit

zh.ll
Makinat që "zbarkojnë" në Shqipëri/
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave ka publikuar një udhëzim përmes të cilit do të tregtohen çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve që futen në Shqipëri. Ky ndryshim synon të ndalojë nënvlerësimin e automjeteve në zhdoganim dhe të vendosë rregulla të njëjta për të gjithë importuesit

Bëhet me dije se të gjitha automjetet e përdorura që do të importohen nga Europa, Kina apo Koreja e Veriut do të kenë tarifa të reja e të larta në zhdoganim. 

Por, si do të llogaritet pagesa? 

Sipas udhëzimit të ri, duke nisur nga viti i ardhshëm, ata të cilët do të blejnë makina të përdorura do t'u duhet të paguajnë më shtrenjtë. Pra, nëse blini një makinë jashtë vendit do të paguani 25% më shumë për ta zhdoganuar atë.  Këto automjete nuk do të mund të zhdoganohen më me vlera të papërfillshme, pasi tashmë ekzistojnë tabela orientuese me kufij minimalë çmimesh, sipas motorit ose peshës së mjetit.

Ndryshimi i vetëm është për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, për të cilat, tarifa do të bazohet tek vlera e faturës që disponon blerësi i automjetit. Ndërsa për të gjitha makinat që kanë vite prodhimi mbi 10 vjet, do të aplikohet çmimi i referencës, pavarësisht vlerës që është blerë nga jashtë.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave. Tarifa e re e zhdoganimit, me 25%, do të prekë edhe bizneset që përdorin kamionçinat, furgonët dhe kamionët. 

Tarifat e reja do të ndahen sipas madhësisë së motorit të mjeteve

Sipas udhëzimit çmimet minimale për autoveturat sipas kapacitetit mbajtës janë:

deri në 1.4 motor: jo më pak se 162 500 lekë

1.4–1.9 motor: jo më pak se 250 000 lekë

1.9–2.5 motor: jo më pak se 406 000 lekë

2.5–3.0 motor: jo më pak se 500 000 lekë

3.0–4.5 motor: jo më pak se 625 000 lekë

mbi 4.5 motor: jo më pak se 1 000 000 lekë

Ndërsa për kamionçina, furgona dhe kamionë, çmimet minimale sipas kapacitetit mbajtës janë:

deri në 1.5 tonë: jo më pak se 500 000 lekë

1.5–3.5 tonë: jo më pak se 750 000 lekë

3.5–10 tonë: jo më pak se 1 062 500 lekë

10–15 tonë: jo më pak se 1 250 000 lekë

mbi 15 tonë: jo më pak se 1 500 000 lekë

Makinat që "zbarkojnë" në Shqipëri/
udhezimi
Makinat që "zbarkojnë" në Shqipëri/
udhezimi

/ZËRI

Poll

MOS HUMB