Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion, lirohen nga burgu 6 pedagogët e Universitetit të Elbasanit

Petagogët do të kthehen në detyrë

F.I
Të akuzuar për korrupsion, lirohen nga burgu 6 pedagogët e
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Gjykata e Posaçme Antikorrupsion liron nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit. Petagogët do të kthehen në detyrë, ndërsa mbetet në arrest me burg Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra. 

Konkretisht janë liruar: Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme; Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin; Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore; Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës; Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit; Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Më herët Gjykata e Elbasanit caktoi masën e “detyrim paraqitje” ndaj 6 pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Petagogët u arrestuan nën akuzën “shpërdorim detyre”, pasi jepnin nota kaluese në provime, në këmbim të parave. 

Poll

MOS HUMB