Aktualitet

Leu me benzinë dhe i vuri flakën fqinjit 75-vjeçar, arrestohet i riu në Librazhd

Autori, Gazmend Onuzi është arrestuar nga Policia, ndërsa fqinji i tij, 75-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Prrenjasit, pasi ka pësuar djegie.

k.m.

Leu me benzinë dhe i vuri flakën fqinjit 75-vjeçar, arrestohet

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 32-vjeçar ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij. Përplasja mes tyre ka nisur pas një konflikti për motive te dobëta. Autori, Gazmend Onuzi është arrestuar nga Policia, ndërsa fqinji i tij, 75-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Prrenjasit, pasi ka pësuar djegie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç. Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB