Aktualitet

45 600 euro të padeklaruara brenda makinës, ndalohet në Portin e Vlorës shoferi që vinte nga Italia

Sipas Policisë, në mjetin tip "Mercedes Benz Vito" janë gjetur të fshehura 45 mijë euro. 

k.m.
45 600 euro të padeklaruara brenda makinës, ndalohet në Portin e
Paratë

VLORË- Një sasi eurosh të padeklaruara janë gjetur në një furgon gjatë kontrollit të automjeteve që kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës nga Italia. Sipas Policisë, në mjetin tip "Mercedes Benz Vito" janë gjetur të fshehura 45 mijë euro. Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit, 43-vjeçarin Kreshnik Ramo si dhe burimin e eurove që ishin të fshehura.

NJOFTIMI I POLICISË: 

45 600 euro të padeklaruara brenda makinës, ndalohet në Portin e45 600 euro të padeklaruara brenda makinës, ndalohet në Portin e

Port Vlorë

Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të një shume të konsiderueshme parash. Për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shteta

sin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB