
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 personat që u arrestuan në një magazinë droge në fshatin Voskop të Korçës. Masa arrest me burg u vendos për, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.
Këta persona kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndëve narkotike. Mbi ta rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”,” Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.
Njoftimi:
Lihen në burg 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar këtë të diel.
Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.
Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë.
-
EMRI/ Identifikohet “koka” e "shtëpisë së barit” në Korçë
25 Tetor, 20:52 -
-
Magazina ishte marrë me qira nga Duçi prej Demir Shahut, për një periudhë të caktuar kohe, dhe më pas ishte shfrytëzuar për përpunimin e lëndës narkotike.Ky operacion policor ka qenë rezultat i disa javë hetimesh të cilat kanë çuar në arrestimin e 6 personave, të cilët dyshohet se ndodheshin brenda magazinës në momentin e ndërhyrjes dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndëve narkotike./ ZËRI