Aktualitet

"Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,"/ Zhduket 38-vjeçari që jetonte në Spanjë, mesazhi i fundit alarmon familjen!

Familja e 38-vjeçarit bën thirrje për ndihmë, duke iu drejtuar shokëve të tij që mund të kenë informacion mbi fatin e tij, për të ndihmuar në zbardhjen e misterit të zhdukjes së tij.

M.M
"Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,"/
Orgel Fusha

TIRANË- Një mesazh nga Orgel Fusha, 38 vjeç, ka ngritur dyshime të forta tek familja mbi fatin e tij, pasi ai është zhdukur prej 6 muajsh në Spanjë.

"Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë,”- janë mesazhet e fundit që ai u ka dërguar familjarëve të tij, mesazhi i të cilit ka mbërritur 8 ditë më parë. Gazetari Igli Çelmeta ka kontaktuar me të afërmit e Orgelit, të cilët janë të shqetësuar dhe dyshojnë se ai mund të ketë pësuar diçka të keqe, madje mund të jetë vrarë.

Familja e 38-vjeçarit bën thirrje për ndihmë, duke iu drejtuar shokëve të tij që mund të kenë informacion mbi fatin e tij, për të ndihmuar në zbardhjen e misterit të zhdukjes së Orgelit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB