
TIRANË- Sot në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku edhe në vendin tonë janë hapur disa pika votimi në qytetet Kukës, Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Në këto zgjedhje po marrin pjesë qytetarët bullgarë, të cilët Shqipëria i njëh si pjesë e minoritetit në bazë të ligjit që është miratuar në vitin 2017.
Sipas të dhënave të Censit 2023, në vendin tonë jetojnë 7057 persona të cilët janë të pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime bullgare. Deri më tani, procesi i votimit po kryhet normalisht dhe pa probleme.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 20:00. Qytetarët bullgarë po votojnë për herë të 7-të brenda 4 viteve në zgjedhjet e parakohshme. /ZËRI