Aktualitet

Policia Rrugore publikon bilancin javor: 26 drejtues janë arrestuar dhe proceduar penalisht!

Policia thekson se nga 26 rastet e ndjekura, 6 janë për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

M.M

 

Policia Rrugore publikon bilancin javor: 26 drejtues janë arrestuar dhe
Foto nga arrestimet

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të aktiviteteve të saj, duke njoftuar se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 26 drejtues mjetesh. Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur mbi 12,000 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia thekson se nga 26 rastet e ndjekura, 6 janë për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Një rast i veçantë përfshin procedimin e një drejtuesi mjeti për korrupsion aktiv.

 


Njoftimi i Policisë:

 

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (20.10.2024 - 26.10.2024) ????

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

26 Arrestime dhe procedime penale:

 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.(arrestuar).

 6  persona për pa leje drejtimi.

12  persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person u procedua për korupsion aktiv.

1 person u procedua ne gjendje arresti per vepren penale "Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt" ( Nen ndikimin e lendeve narkotike).

 Masat administrative:

12.402 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,771 në ditë.
52 masa për xhama të zinj.
408 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
721  masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
12 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”. 

424 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8.736 masa për qëndrim të gabuar.

779  masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

• 20 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 82 raste për tejkalim shpejtësie.
• 40 raste të ndryshme  

15 automjete u bllokuan, përfshirë 
6 automjete prove materiale.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 

Poll

MOS HUMB