TIRANË- Mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë jan regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, të plagosurit janë shtetasit Bledar Dauti rreth 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri rreth 35 vjeç. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa rrethanat e saj mbeten ende të paqarta.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI