Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e opozitës, s'ka shtyrje të afatit për "Sterilizimin"

Kërkesa e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila kërkoi më shumë kohë.  

k.m.
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e opozitës,
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të hetimeve për koncensionet në Shëndetësi. Mbledhja u kërkua pasi opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me qëllim që të thërrasë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen, Vilma Nushi. Kërkesa e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila kërkoi më shumë kohë.  

Sipas saj, nuk ka kohë për të marrë në pyetje dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët; s'ka kohë për të zbardhur procesverbalet dhe po ashtu, nesër duhet të lexohet përmbledhja e raporteve përfundimtare të palëve.

Por Partia Socialiste e kundërshtoi zgjatjen e afatit. Në mbledhje, ministri i Qeverisë për marrëdhëniet me Parlamentin, Tualant Balla tha se ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, por ka qenë kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi, ajo që ka zvarritur punimet.

“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë,”- tha Balla.

Në këto kushte, dëshmitë duhet që të mbyllen sot dhe nesër të përpilohen raportet që çështja të kalojë në seancë plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB