Aktualitet

7 vjedhje në një muaj, arrestohet “skifteri” shqiptar në Greqi

Ai akuzohet se prej muajit tetor, kishte kryer një seri vjedhjesh në shumë banesa në zonë dhe Prokuroria e Prevezës kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.

I.F
7 vjedhje në një muaj, arrestohet “skifteri” shqiptar
Foto ilustruese

IGUMENICË- Një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia greke në në Kastri të Igumenicës. Ai akuzohet se prej muajit tetor, kishte kryer një seri vjedhjesh në shumë banesa në zonë dhe Prokuroria e Prevezës kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.

Për kapjen e tij u krijua një ekip special i autoriteteve greke dhe ata e ndaluan atë në një pyllë në Kastri, teksa ai po përpiqej të arratisej. Sipas hetimeve paraprake, i riu kishte grabitur sende me vlerë prej 50 mijë eurosh në 7 banesa. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet greke sekuestruan disa bizhuteri dhe 10 mijë euro, të cilat dyshohen se janë të ardhura të përfituara nga shitja e bizhuterive që ai ka grabitur.

Po ashtu, u verifikua se ai ka hyrë në mënyrë ilegale në vend, pas arrestimit ai u dërgua në një burg në Thesprotisë ku do të presë të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB