ITALI- Një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë është goditur nga Policia italiane, e cila ka vendosur në pranga 9 persona, ende të pa identifikuar me emra. Anëtarët e grupit kishin marrë përsipër që të bënin shpërndarjen e kokainës në zonën e liqenit të Comos, veçanërtisht për klientë VIP. Sipas mediave italiane, shqiptarët dhe ortakët e tyre kishin vendosur në listën e klientëve emra të njohur për publikun, por mes tyre kishte edhe sipërmarrës apo dhe studentë.
Për grupin porosia mjaft të bëhej, pasi dozat ua dërgonin në vendin e punës, apo kudo që ishin të akomoduar.
Edhe për këtë grup skema ishte e njëjta si ajo e zbulua pak ditë më parë. Shpërndarësit shkonin si "turistë" për 3 muaj në Itali dhe punonin ilegalisht. "Kokat e grupit" u siguronin akomodim, ushqim dhe të gjitha mjetet e punës. Pasi u mbaronte leja 90-ditore, ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin me të tjerë.
Gjatë hetimeve u sekuestruan 29 mijë euro dhe një mijë franga zvicerane, gjysmë kilogram kokainë dhe një motoçikletë. Në këtë zonë, në fillim të dhjetorit 2022, u kap Markeljan Toli, 25-vjeçari shqiptar, të cilit iu gjetën 60 gramë kokainë. Tre muaj më vonë, në shkurt 2023, Klajdi Frroku, 19-vjeçari shqiptar nga Tirana u arrestua në të njëjtën mënyrë.
Hetimi vazhdoi për identifikimin e subjekteve të tjerë të akuzuar tashmë se kanë marrë pjesë në trafikun e drogës ndërmjet Italisë dhe Gadishullit Ballkanik./ZËRI