Aktualitet

Kërkoi shuarjen e masës ‘pezullim nga detyra’, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj.

F.I
Kërkoi shuarjen e masës ‘pezullim nga detyra’, GJKKO
Belinda Balluku

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut, e cila kërkonte revokimin e pezullimit të detyrës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj.

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo masë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut nga detyra, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

"Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë)”, të caktuar ndaj kërkueses me Vendimin Nr. 118, dt.19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Konstatimin e shuarjes/rënies së kësaj mase sigurimi personal me karakter ndalues.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 229 datë 13.03.2026, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (të pandehurës) Belinda Balluku. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës“, njofton GJKKO-ja“, njofton GJKKO.

Poll

MOS HUMB