FIER-Mevlan Troka, 60 vjeç, është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Madridit kishte lëshuar urdhër-arrest për 60-vjeçarin, i cili dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, sipas parashikimeve të legjislacionit spanjoll. Troka u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, në fshatin Bishan.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.
I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin 60-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës.