Aktualitet

Vrasja e Ramazan Matajt! Arrestohen autorët e dyshuar, në pranga babai me 2 djemtë (EMRAT)

Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej

F.I
Vrasja e Ramazan Matajt! Arrestohen autorët e dyshuar, në pranga babai
Ramazan Mataj

SHKODËR- Është zbardhur krimi i rëndë që tronditi Shkodrën dy ditë më parë, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 33-vjeçari, Ramazan Matajt. Të arrestuar janë tre pjesëtarë të familjes Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes. Në pranga janë vendosur, babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe dy djemtë Arjon Hasaj 29 vjeç, dhe Klismani 20 vjeç. Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur. 33-vjeçari u ekzekutua vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi. 

Pista kryesore është ajo e konfliktit personal mes viktimës dhe njërit prej djemve të familjes Hasaj. Megjithatë hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve./ZËRI

Poll

MOS HUMB