Aktualitet

Meta hyn në SPAK nga tuneli që lidhet me burgun 313! Avokati: U pyet për lobimin në SHBA! Kreu i PL: Unë iu përgjigja, ata jo!

Jashtë ambjenteve të SPAK ka folur për mediat vetëm, Gjokutaj, i cili u shpreh se kreu i PL ka zgjedhur që të përballet me faktet e prokurorëve në çështjen ndaj tij dhe të mos heshtë.

F.I
Meta hyn në SPAK nga tuneli që lidhet me burgun 313! Avokati: U pyet
Ilir Meta

TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot nga qelia për t'u paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kreu i PL u dërgua në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme nga qelia e burgut të sigurisë së lartë "313" me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK. Sipas asaj që është mësuar nga avokati i tij Genc Gjokutaj, Meta u mor sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e personit, ndaj të cilit po zhvillohen hetime. Ai dëshmoi për rreth dy orë para hetuesve vetëm për lobimin në SHBA. 

Ndryshe nga deklaratat e tij në rrjetet sociale, Ilir Meta nuk është lejuar të flasë me gazetarët, pasi është i paraburgosur. Edhe pse kërkoi leje nga SPAK, hetuesit e njoftuan se nuk e kishte të lejueshme që të jepte prononcime për publikun dhe mediat. Ndërsa jashtë ambjenteve të SPAK ka folur për mediat vetëm Gjokutaj, i cili u shpreh se kreu i PL ka zgjedhur që të përballet me faktet e prokurorëve në çështjen ndaj tij dhe të mos heshtë. Avokati tregoi se në seancën e sotme, Meta u kërkoi prokurorëve të SPAK shpjegime në lidhje me denoncime e paraqitura për rastin”McGonigal” si edhe atë të inceneratorëve.

Genc Gjokutaj: Sot në orën 10 e gjysëm ishte planifikuar pyetja e Metës nga prokurori Kllapi dhe oficeri Maksim Bejko. Në fakt pyetja filloi me një kërkesë të Metës i cili donte të dinte ç’bëhet me kallëzimin e rrëmbimit të masës së sigurimit më 21 tetor. Por prokurorët thanë që kjo çështje nuk është caktuar atyre për objektivitet janë caktuar të tjerë. Sot u pyet për lobimin në Amerikë. Meta ishte bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend pa iu referuar akteve që do na vihen në dispozicion. Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua. Prokurori ishte vetëm me OPGJ. Seanca e dedikuar. Nuk u diskutua që do pyesnin për këtë apo atë. U pyet vetëm për lobimin. Ne nuk na janë vënë në dispozicion letërporosia. Atë herë do flasim në detaje. Është dhe çështje matematikore. Zoti Meta tha është e mundur të komunikoj me mediat i thanë është e pamundur. Dhe për këtë arsye jam unë me shall këtu. Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues. Një nga seanca ishte sot. Në të gjitha seancat është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime. Zoti Meta përballë këtij proces nuk ka zgjedhur heshtjen as shmangien. Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë.

Pak nga paraqitja e tij në SPAK, kreu i PL-së reagoi edhe vetë në rrjetet e tij sociale. Në reagimin e tij Meta kërkoi ndjesë për shkak se nuk iu përgjigj dot pyetjeve të gazetarëve, por shtoi se vetë, brenda SPAK ka dhënë sqarime të qartë për pozitën e tij ndaj akuzave që ka ngritur ndaj tij SPAK.

"Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre. Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona. Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk? Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme. Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?,"-u shpreh Meta në pritje të paraqitjes në SPAK.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e Policisë që i vunë prangat. Për eksponetët të Partisë së Lirisë, dhuna e Policisë ishte e pajustifikueshme, ndërsa për Policinë e Shtetit ishte e nevojshme pasi hasën në rezistencë nga Meta në momentin kur i komunikuan urdhër-arrestin e prerë nga GJKKO.

Kështu, Meta është vendosur në pranga që prej tetorit. Si Meta, edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë. Edhe pse kishte mundësinë që të transferohej në burgun e Fierit, ku ka masa më të buta sigurie, Meta zgjodhi që të qëndronte në Tiranë për të pasur mundësinë që të takohej me familjarët dhe eksponentë të Partisë së Lirisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB