
TIRANË-Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrushme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë./ZËRI