Aktualitet

Kapen "mat" me kokainë në Tiranë! Po i jepte çantën me 211 gr brenda, momenti kur arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij (EMRAT)

Sipas njoftimit të Policisë, pas arrestimit është ushtruar kontroll edhe na banesën e 19-vjeçarit, ku janë sekuestruar 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

zh.ll
Kapen "mat" me kokainë në Tiranë! Po i jepte
pamje nga arrestimit

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike. Policia ka ndarë edhe pamjet e arrestimit, ku 19-vjeçari Darlin Shahinas është kapur në flagrancë duke i dorëzuar 26-vjeçarit Donaldo Frate një çantë me 211 gramë kokainë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas arrestimit është ushtruar kontroll edhe na banesën e 19-vjeçarit, ku janë sekuestruar 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip “BMW” dhe tre telefona celularë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.

Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.
Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.

19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB