
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj mund të zhvillojë në qeli edhe takime pune. Dy drejtorët e Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj kanë depozituar kërkesë për të zhvilluar takim pune me Veliajn që ndodhet në qeli në burgun e Durrësit.
Kërkesat është aprovuar dhe firmosur dhe pritet që të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të vijuar më pas me zhvillimin e takimit.
Kryebashkiaku Veliaj pritet që të përballet në Apel pasi ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me sigurisë”. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI