Aktualitet

Shoqërohet në Tiranë Safet Bajri, po merret në pyetje nga Policia

Safet Bajri është sjellë në Tiranë për t'u marrë në pyetje me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Shoqërohet në Tiranë Safet Bajri, po merret në pyetje nga
Safet Bajri

SHKODËR- Shoqërohet në Polici, Safet Bajri. Deri më tani raportohet se Bajri është sjellë në Tiranë për t'u marrë në pyetje me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, do t'i merret edhe një herë një mostër e ADN-së së tij për t'u krahasuar me disa prova që ka aktualisht SPAK. Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Në sqarimet që kanë dhënë për mediat, avokatët mbrojtës të Bajrit nuk konfirmojnë se klientit të tyre i është komunikuar ndonjë urdhër arresti.

Ndërkohë edhe pse ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me atë që po ndodh në Policinë e Tiranës, ka raportime se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 3 masa "arrest në burg" për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Shkodër. Por sërish, ende nuk ka detaje se për cilat ngjarje bëhet fjalë dhe gjithashtu nuk dihet për kë janë "prerë" këto urdhër-arreste. Dyshohet se një nga ngjarjet që është zbardhur është vrasja e Fatbardh Licit, e ndodhur në vitin 2018.

Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kreu disa kontrolle në bazat e fisit të Bajrave në Shkodër, por nuk raportoi se kishin gjetur ndonjë send të paligjshëm. Pas këtyre kontrolleve, vetë Safet Bajri dha një intervistë në media duke u shprehur se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale për të cilën përmendet emri i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB