Aktualitet

Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO kthen çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese

Dosja është vendosur që të kthehet për rigjykim në shkallë të parë.

k.m.
Inceneratori i Fierit/ Apeli i GJKKO kthen çështjen për
Inceneratori i Fierit

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit. Dosja është vendosur që të kthehet për rigjykim në shkallë të parë. Por nga një trupë e re gjykuese. Gjatë seancave të shkuara në Apel, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë. Kjo pasi SPAK kërkon fajësinë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për ish-zv.ministrin, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, janë konstatuar akte korruptive të Alqi Bllakos, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; vlerën monetare prej 119.715 euro dhe vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 6.8 vite burg. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendëspresidentin e FSHF, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB