Aktualitet

FOTOLAJM- Shehaj "live" në TikTok, Noka mungon, Bardhi i zë vendin afër Berishës

Kuvendi sot nisi me një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Toni Gogu për projektligjin e gjobave.

k.m.
FOTOLAJM- Shehaj "live" në TikTok, Noka mungon, Bardhi i zë
Pamje nga seanca

TIRANË- Si në çdo takim të seancave plenare, edhe kjo e enjte u zhvillua mes tensioneve. Kuvendi sot nisi me një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Toni Gogu për projektligjin e gjobave. Më pas, deputeti i pavarur Agron Shehaj, i cili kërkoi caktimin e një date interpelance me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bllokoi Foltoren e Kuvendit. Akt që i solli përjashtimin nga seanca.

PAMJET NGA SEANCA:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Një tjetër gjë që ra në sy në seancën e sotme ishte mungesa e deputetit demokrat Flamur Noka. Në mungesë të tij, kryedemokrati Sali Berisha u shoqërua sot në sallë nga Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB