
TIRANË- Disa student kanë dalë të protestojnë për Paktin e Universitetin, pasi pikat e përcaktuara nuk janë plotësuar. Studentët protestuan në hyrje të “Qytet Studentit” në oborrin e godinës “Liria. Ata kanë kërkuar rritje të buxhetit me 5%, transparencë të buxhetit nga Ministria e Arsimit dhe pajisjen e studentëve me kartat e studentit.
Pakti për Univeristetin është marrëveshja që u arrit midis qeverisë dhe studentëve pas protestës së tyre që nisi në Dhjetor të vitit 2018 dhe zgjati deri në shkurt të vitit 2019. Studentët parashtuan disa kërkesa ndaj qeverisë, por që ende nuk janë plotësuar.
Nisur nga ky shkas, disa studentë të tjerë kanë nisur protestën e tyre sot dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Në kërkesat e tyre ata kanë kërkuar rritjen e peshës të votës për zgjedhje, rishikimin e titujve akademikë, biblotekë me standarte evropiane dhe vlerësim i përformancës në mësimdhënie./ZËRI