Aktualitet

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ GJKKO dënon me 25 vite burg pesë persona, i dënuar edhe nipi i ish-deputetit!

SPAK kishte kërkuar në total 43 vite burg për anëtarët e grupit, por me procedurën e gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua me 1/3.

M.M
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ GJKKO dënon me 25 vite burg pesë
Arjan Ndoja

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për pesë persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Shoferi i Ndojës, Andi Maloku, mbeti i vrarë gjatë sulmit.

Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie.

SPAK kishte kërkuar në total 43 vite burg për anëtarët e grupit, por me procedurën e gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua me 1/3. Grupi akuzohet se që nga gushti i vitit 2019 ka planifikuar dhe siguruar armët dhe mjetet për atentatin ndaj Ndojës dhe Lahos.

Pas atentatit të dështuar më 1 nëntor 2019, grupi kriminal dyshohet se vazhdoi përpjekjet për të realizuar objektivin e tyre. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg./ ZËRI

Poll

MOS HUMB