Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, autorët akuzohen dhe për trafik droge

GJKKO ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar 'arrest me burg' për Ramazan Rrajan, Julian Pjetrin dhe Bashkim Haxhiajn.

D.XH
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, autorët akuzohen dhe për trafik
Atentati ndaj Arjan Ndojas

TIRANË – Grupi, që akuzohen se i kanë bërë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Jahos, ku humbi jetën shoferi Andi Maloku, janë nën akuzë edhe për trafik droge.

Ndaj të arrestuarve për këtë çështje, është vendosur edhe një masë tjetër sigurie “arrest me burg”, në lidhje me akuza për trafik të lëndëve narkotike.

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë,  duke caktuar “arrest me burg” për Ramazan Rrajan, Julian Pjetrin, Gent Nerjakun alias Akil Nerjakun e Bashkim Haxhiajn. Nuk jepen detaje sesa sasi të lëndëve narkotike mund të ketë trafikuar grupi. Dyshohet se këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike, brenda dhe jashtë vendit.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Në vitin 2019, pranë Mbikalimit së Shkozetit, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja. Ditën kur ndodhi ngjarja, Ndoja ishte në makinë me një person me precedent të penal, me të ashtuquajturin “i forti i Sukthit”, Aleksandër Laho dhe Andi Malokun.

Maloku, ish punonjës policie pranë Komisariatit të Krujës, ishte shofer i prokurorit dhe vdiq në vendngjarje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB