Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK jep pretencën për të akuzuarit, sa vite burg kërkoi për Ramazan Rrajën

Nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Ndoja, ndërsa të tjerët shpëtuan pa dëmtime.

k.m.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK jep pretencën për të
Ramazan Rraja dhe Arjan Ndoja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 5 të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor 2019. Nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Ndoja, ndërsa të tjerët shpëtuan pa dëmtime.

Para se SPAK të jepte pretencën, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ramazan Rrajës dhe të pandehurëve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Ky vendim, nëse secili shpallet fajtor, u ul 1/3 e kohës së dënimit. 

PRETENCA E SPAK: 

Për Ramazan Rrajën, SPAK kërkoi 11 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 7.4 vite.

Për Genti Nderjakun kërkoi 9 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite.

Për Bashkim Haxhinë kërkoi 8 vite burgim që ulet në 5.4 vite burg.

Për Endrit Sinanin kërkoi 7.6 vite burgim që ulet në 5 vite.

Për Julian Pjetrin u kërkua 7.6 vite burgim që me gjykim të shkurtuar ulet në 5 vite burgim.

Pas dhënies së pretencës nga hetuesit e SPAK, avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë që të përgatisin mbrojtjen. Kështu që seanca e radhës u la për në datë 2 tetor, në orën 09:00.

Pas muaj më parë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim 9 anëtarët e grupit kriminal që organizuan atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. SPAK ka dalë në përfundimin se porositësi ka qenë Plaurent Dervishaj, i cili prej disa vitesh fshihet në Dubai. "Porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Të pandehurit: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, janë identifikuar si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në atentatin ndaj Ndojit dhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Teksa 5 prej të përfshirëve në ngjarje janë vendosur në pranga, në Dubai janë lokalizuar: Plaurent Dervishaj dhe 2 miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi. Por arrestimi i tyre nuk shihet ende si mundësi, pasi Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB