Aktualitet

I zhdukur prej 4 ditësh! Ende asnjë shenjë nga Ajet Lleshi, prefekti i Kukësit: Do të angazhohen 100 trupa të ushtrisë

Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru.

F.I
I zhdukur prej 4 ditësh! Ende asnjë shenjë nga Ajet Lleshi,
Ajet Lleshi

HAS-Pas katër ditësh kërkime, ende nuk ka asnjë shenjë nga 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili është larguar nga banesa më 6 prill, për të prerë dru në pyll, por nuk u kthye më. 

Kërkimet për të riun vijojnë ndërsa janë angazhuar banorët e zonës, gjahatarë, policë dhe emergjencat civile të Hasit. Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.

Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin. 

Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.

Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin ende vazhdojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB