Aktualitet

I vuri zjarrin mobilerisë 'Aliko' në Vlorë, arrestohet autori! PAMJET- I maskuar thyen xhamin dhe hedh benzinë

37-veçari shihet teksa i afrohet mobilerisë, thyen xhamin e derës me çekiç, zbraz një bidon me benzinë dhe i vë flakën katit të parë

F.I
I vuri zjarrin mobilerisë 'Aliko' në Vlorë, arrestohet
PAMJET NGA VENDNGJARJA

VLORË-Bledar Balliu, 37 vjeç i shpallur në kërkim për zjarrin e vendosur ndaj mobilerisë ‘Aliko’, në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është arrestuar. Më 13 janar, gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Balliun.

Ngjarja u raportua më 11 nëntor 2025, ndërsa policia na ndarë pamjet nga kamerat e sigurisë, ku 37-veçari shihet teksa i afrohet mobilerisë, thyen xhamin e derës me çekiç, zbraz një bidon me benzinë dhe i vë flakën katit të parë. Më pas, ai largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Vetë pronari i mobilerisë u shpreh asakohe se nuk ka konflikt me askënd, ndërsa u shpreh se dëmi i bërë nga zjarri arrinte vlerën 3 milionë lekë të reja.

Njoftimi i policisë;

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme

Poll

MOS HUMB