Aktualitet

Përfshihet nga flakët mobileria në Vlorë, autori i maskuar hodhi benzinë! Pronari: S'kam konflikte

Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobileri është i qëllimshëm

F.I
Përfshihet nga flakët mobileria në Vlorë, autori i maskuar
pamjet nga mobileria

VLORË-Kati i parë i një mobileri në Vlorë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona rreth saj. 

Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e maskuar, teksa i hedh benzinë biznesit dhe largohet. Vetë pronari i mobilerisë u shpreh për mediat se gjithçka është e filmuar dhe kërkon drejtësi. Ai shprehet se nuk ka konflikt dhe dëmi i bërë arrin vlerën 3 milionë lekë të reja.

"Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, i cili është i detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3 milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj Ja kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha ai.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI

Poll

MOS HUMB