Aktualitet

Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4 makina, gjenden armë, dron e dyli në banesë

Njëri prej dy të arrestuarve u konstatua se pas vrasjes deri në arrestimin e tij kishte udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë.

F.I

Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4

GREQI-Autoritete greke kanë dhënë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve, të dyshuar si vrasës me pagesë dhe autorë të vrasjes së 47-vjecarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa më 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës. Mediat greke raportojnë se Jenis Tulja, 44 vjec nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjec nga Saranda akuzohen për veprat penale “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajte pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”.

DINAMIKA- Rruga që ndoqën autorët

Dy atentatorët shqiptarë janë afruar drejt Davellës dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa kanë plagosur Lolon. Mësohet se më pas, me një automjet ata janë larguar me shtejtësi nga vendi i ngjarjes. Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli, kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit dhe për të shmangur identifikimin dhe zbulimin e tyre. Për të shmangur zbulimin, raportohet se autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdorën gjatë vrasjes dhe e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme. Po ashtu, ata nuk kanë treguar identitetin e tyre reale në qira, kontrata, etj.

Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4
shqiptarët e arrestuar

Në fakt, njëri prej dy të arrestuarve u konstatua se pas vrasjes deri në arrestimin e tij kishte udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë. Policia po heton nëse ata kanë lidhje me vrasjen e një tjetër shqiptari në Bajron, më 5 dhjetor 2024. Sipas të njëjtave informacione, të arrestuarit janë banues të përhershëm në Greqi. Njëri nga të arrestuarit është arrestuar për trafik droge dhe tjetri për vjedhje.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre gjatë arrestimit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov”, 1 armë zjarri “Scorpions”, 2 jelekë antiplumb, 118 fishekë, 6 krehëra, 3 silenciatorë, pranga, 3 thika, pajisje TASER, pajisje portative GPS, 6 gramë marijuanë, celularë dhe karta SIM, 1 dron, dylbi, 5 automjete, çelësi automjeti dhe 79.500 euro.

Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4
MJETET E SEKUESTRUARA
Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4
MJETET E SEKUESTRUARA
Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4
MJETET E SEKUESTRUARA
Atentati ndaj Davellës dhe Hysës! Vrasësit përdorën 4
MJETET E SEKUESTRUARA

Sipas hetimeve nga autoritetet greke, të dy, si viktima edhe i plagosuri, kanë qenë shënjeshtra e atentatorëve, të cilët hapën zjarr nga makina. Hysa ka qenë dënuar më parë me burg nga autoritetet greke, pasi në vitin 2011 së bashku me dy shqiptarë të tjerë kanë grabitur Dhomën e Avokatëve të Athinës, ku morën një shumë rreth 405 mijë euro. Po ashtu, ai u dënua për grabitjen e një klinike mjekësorë në Pagrati, ku morën pajisje me vlerë 110 mijë euro. Pasi ai përfundoi dënimin në Greqi, u riatdhesua në Shqipëri. 46-vjeçari jetonte në Dubai, por në datë 9 dhjetor ka shkuar në Greqi me identitetin Edi Lulo. Po me këtë identitet të ri, Hysa rezulton i regjistruar në Shqipëri, ku është dhe pronar i një biznesi në qytetin e Durrësit.

Ndërsa Davella ishte një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës. Në të treja vende ka shtrirë bizneset dhe zotëron pasuri të patundshme. Ai kishte lidhje të ngushta miqësore me mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018). Emri i tij renditet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB