Aktualitet

I dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja! Avokati: Amar Shkëmbi vuan nga probleme të shëndetit mendor

Lidhur me këtë të fundit, avokati i tij ka kërkuar që të mos vijojë gjykimi, pasi pretendon se klienti i tij Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, vuan nga provleme të shëndetit mendor dhe mund të shfaqen në çdo rast.

F.I
I dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja! Avokati: Amar
Amar Shkëmbi dhe Arjan Ndoja

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme va vijuar seanca lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku, ku janë shprehur mbrojtja e të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi. Lidhur me këtë të fundit, avokati i tij ka kërkuar që të mos vijojë gjykimi, pasi pretendon se klienti i tij Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, vuan nga provleme të shëndetit mendor dhe mund të shfaqen në çdo rast.

Avokati kërkoi që pa u verifikuar ekzpertiza mjekoligjore, nuk mund të vijojë gjykimi. Prokurori u shpreh se dokumentacioni që ka paraqitur mbrojtja e të pandehurit nuk mund të vlerësohet nga ata, por duhet të shqyrtohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore. Por gjykata nuk merr në konsideratë kërkesën e avokatit duke qenë se i pandehuri ka qenë i pranishëm në seancën e kaluar.

Shkëmbi u ekstradua nga Dubai në 14 tetor 2025. Ai kuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është pjesëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt. Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Avokati i Amar Shkëmbit: Kam konstatuar që Amar Shkëmbi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë gjykimit paraprak unë kisha kërkuar informacion në spitalin e burgut dhe në spitalet e Tiranës ku ai kishte marrë trajtime dhe, duke qenë se këto informacione kanë ardhur, jam i detyruar t’ua përcjell. Klienti im vuan nga probleme të shëndetit mendor që shfaqen në çdo rast. Kërkesën e kam të shoqëruar me informacionet mjekësore; kërkoj të verifikohet përgjegjësia e Amar Shkëmbit në lidhje me pjesëmarrjen ose jo në këtë procedim, në lidhje me sëmundjet mendore, nëse kjo sëmundje e pengon apo jo për të vijuar pjesëmarrjen e tij në këtë çështje. Janë elemente që, pa u verifikuar, nuk mund të vijojë gjykimi. Në seancat paraprake nuk i kam pasur këto pretendime sepse nuk kisha informacionet nga institucionet përkatëse. Subjekti duhet të verifikohet nga ana e përgjegjshmërisë.

Prokurori Adnan Xholi: Nuk pashë që avokati kishte një kërkesë specifike. Ne duhet të vazhdojmë gjykimin e themelit dhe, nëse ka kërkesë respektive për kryerjen e një ekspertimi, është e drejtë e avokatit. Dokumentacioni që ka paraqitur nuk mund të vlerësohet nga ne si juristë, por duhet të shqyrtohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore. Nuk dëgjova nëse ka pasur apo jo kërkesë nga avokati për ekspertim të shëndetit apo për zëvendësim mase. Nuk jemi në kompetencë të shprehemi për dokumentat shëndetësore. Në lidhje me Amar Shkëmbin, gjykata nuk merr në konsideratë kërkesën e avokatit duke qenë se i pandehuri ka qenë i pranishëm në seancën e kaluar.

Në kërkesat paraprake që u paraqitën përpara gjykatës, avokati i Bledar Polovinas kërkoi që klienti i tij të gjykohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa mbrojtësi ligjor i Amar Shkëmbit kërkoi papërdorshmëri të çdo procesverbali.

Avokati i Amar Shkëmbit kërkoi kohë të formalizojë kërkesat me shkrim, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 2 prill, ora 09:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB