Aktualitet

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare…Policia: 47-vjeçari humbi jetën nga asfiksia (EMRI-PAMJET)

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Policia e Fierit, e cila bën me dije se në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

zh.ll
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare…Policia:
banesa

FIER- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person rreth moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Policia e Fierit, e cila bën me dije se në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas bluve, dyshohet se Ilir Zarka ka ndërruar jetë nga asfiksia gjatë tentativës për t'u futur në banesë. 

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Siç u raportua edhe më herët, 47-vjeçari ka ngecur në dritare gjatë tentativës për t'u futur në banesë. Në pamjet e mëposhtme të banesës, mund të shihet dritarja ku shtetasi Ilir Zarka mbeti i bllokuar për disa orë, dhe u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne.

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare…Policia:
dritarja

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa 47-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë brenda në banesë. Mësohet se në banesë nuk ndodhej njeri pasi, pronari ndodhej në Greqi prej një muaji. Sipas vëllait të pronarit të banesës, qinji që përkujdeset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare 47-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Sipas asaj që dëshmon Nikollaq Lule, autori i grabitjes ishte i veshur me kapuç dhe doreza. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB