Aktualitet

Hetimet për 21 Janarin, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK

Një ditë më parë (28 janar), hetuesit e SPAK pyetën vëllanë tjetër të Dedës, Zabit Deda

F.I
Hetimet për 21 Janarin, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon
Agim Deda

TIRANË-Prokuroria e Posaçme vijon me marrjen në pyetje për dosjen e 21 janarit. Ditën e sotme në SPAK u paraqit Agim Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra më 2011. Një ditë më parë (28 janar), hetuesit e SPAK pyetën vëllanë tjetër të Dedës, Zabit Deda, i cili për mediat tha se ka shpresë që kjo ngjarje do zbardhet.

Familjarët e 4 dëshmorëve, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj kërkojnë të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj vrasje shtetërore.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB