TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me burim kriminal. Sipas SPAK, skema është realizuar përmes blerjes së një prone prej 15,218 metrash katrorë në Sallmone të Shijakut, e cila u rishit pas pak muajsh, ndërsa pagesa u krye kryesisht përmes kompensimit të një huaje të mëparshme.
Sipas dosjes hetimore, prona u ble nga shoqëria “Kryon.83” nga Raiffeisen Bank për 55 milionë lekë në shtator të vitit 2023 dhe u rishit pas rreth tre muajsh te shoqëria “Amar Logistic” për 58 milionë lekë. Hetuesit evidentojnë se pjesa më e madhe e vlerës së shitjes nuk u likuidua me pagesë direkte, por përmes kompensimit të një huaje të mëparshme.
Në dosje SPAK që ZËRI posedon, vlerëson se shuma prej 58 milionë lekësh, e marrë hua nga “Amar Logistic” më 11 shtator 2023, ka shërbyer de facto për financimin e blerjes së pronës nga Raiffeisen Bank vetëm dy ditë më vonë. Sipas hetuesve, këto fonde dyshohet se kanë burim të panjohur financiar dhe mund të lidhen me aktivitet kriminal, ndërsa vetë struktura e huasë dhe transaksioneve mbetet nën verifikim.
"Nga sa më sipër rezulton që shuma e marrë hua nga shoqëria "Amar Logistic" sh.p.k. në vlerën 58.000.000 lekë në datën 11.09.2023 ka shërbyer "de fakto” për blerjen e pasurisë tokë arë në Sallmone, në datën 13.09.2023 nga Raiffeisen Bank sh.a. shumë e cila ka burim të panjohur financiar të dyshuar nga aktiviteti kriminal. Shtetasi Edmond Shaba është lidhje e shtetasit Fadil Balla person nën hetim i dyshuatpër trafik narkotikësh. Mbetet për t'u verifikuar edhe huaja e pretenduar nr. 79 prot., datë 11.09,2023 cituar në aktin notarial nr. 9904 rep., nr. 3123 kol., datë 28.12.2023 notere Majlinda Demollari.", thuhet në dosje.
Pjesë nga dosja:
Në vitin 2023 konstatohet shoqëria “Kryon" sh.p.k. me Nipt M21803031P të ketë detyrime që lid lidhen me aktivitetin e shftytëzimit operativ, pra furnitorët në shumën e konsiderueshme 78,442,504 lekë.
Nga këqyrja e librave të blerjeve të shoqërisë “Kryon” sh.p.k. rezulton që për vitin 2023 blerjet të kenë vlerën 156,879,033 lekë ndër të cilat me peshë më të lartë janë blerjet si vijon:
Me kontratën e shitjes së pasurisë së paluajtshme nr. 1651 rep. nr. 510 kol. datë 13.09.2023 Raiffeisen Bank sh.a. i shet shoqërisë “Kryon.83" sh.p.k. me Nipt M21803031P pasurinë e llojit "arë" me nr. 61/49, vol. 10, faqe 113, Z.K. 3255, Sallmone, me sipër faqe 15,218 m2. Çmimi i shitjes është 55,000,000 lekë që do të paguhet në llogarinë e noterit Gentiana Shkodra.
Nga kqyrja e librave të blerjes së shoqërisë “Kryon.83" sh.p.k. me Nipt M21803031P rezulton të jetë lëshuar faturë shitje nga Raiffeisen Bank sh.a. me numër 09BA07FFD84493A63B180FA017A99CFB dhe serial 2cda956c-cd52-42a8-832f-8ed7784e44f8 më datë 09.10.2023.
Këtë pasuri me nr. 61/49, vol. 10, faqe 113, Z.K. 3255, Sallmone, me sipër faqe 15,218 m2, shoqëria “Kryon.83" sh.p.k. ia shet më datë 28.12.2023 me kontratën nr. 9904 rep. nr. 3123 kol., të nënshkruar në zyrën noteriale të noteres Majlinda Demollari shoqërisë “Amar Logistic" sh.p.k. me nipt K72113501M me përfaqësues ligjor shtetasin Edmond Shaba me numër personal I807230120. Çmimi i shitjes së tokës arë është 58.000.000 lekë vlerë e cila është likujduar me shlyerjen e vlerës së huasë që pala shitëse ka ndaj palës blerëse sipas kontratës së huasë me nr. 79 prot., datë 11.09.2023 dhe Kontrate huaje me nr. 69, datë 11.09.2023. Në pamundësi pagese të huasë së marrë nga pala shitëse në shumën 56.500.000 lekë, pala shitëse do t'i kalojë në pronësi Tokën Arë të cituar më lart. Pjesa e mbetur nga vlera e shitjes në shumën 1.500.000 lekë pala blerëse do ta paguajë në llogarinë online të tjetersimit të noteres e shoqëruar me mandat bankar. po këtë pasuri Kryon.83 ia shet shoqërisë "Amar Logistic” në vlerën 58.000.000 lekë.
Kjo vlerë është likujduar me shlyerjen e vlerës së huasë që pala shitëse ka ndaj palës blerëse sipas kontratës së huasë me nr. 79 prot., datë 11.09.2023 (për më tepër, shiko informacionin për “Kryon.83" sh.p.k.). Bashkëlidhur kontratës gjendet vetëm kontrata e huasë nr. 69 prot. datë 11.09.2023 ku shoqëria “Amar Logistic" sh.p.k., me Nipt K72113501M me përfaqësues ligjor shtetasin Edmond Shaba i ka dhënë hua shoqërisë “Kryon.83" sh.p.k. me Nipt M21803031P shumën 55,000,000 lekë. Shoqëria “Amar Logistic" sh.p.k. do të kalojë në llogarinë bankare të shoqërisë “Kryon.83" sh.p.k. në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat operojnë shumën rreth 55,000,000 lekë. Kontrata i ka efektet kohore 6 mujore deri në datën 11.03.2024. Shoqëria “Kryon.83" sh.p.k. nuk do të paguajë asnjë normë interesi të llogaritur mbi këtë hua.
Nga kqyrja e librave të shitjes së shoqërisë “Kryon.83” sh.p.k. me Nipt M21803031P rezulton të jetë leshuar faturë shitje për shoqërinë "Amar Logistic" sh.p.k. me nipt K72113501M me numër 26C2A193B7E59F5941EFE9CB454DA048 dhe serial 3766f5ce-8c61-4f52-bbcb-b6bf4595baff më datë 28.12.2023.
Nga sa më sipër rezulton që shuma e marrë hua nga shoqëria "Amar Logistic" sh.p.k. në vlerën 58.000.000 lekë në datën 11.09.2023 ka shërbyer "de fakto” për blerjen e pasurisë tokë arë në Sallmone, në datën 13.09.2023 nga Raiffeisen Bank sh.a. shumë e cila ka burim të panjohur financiar të dyshuar nga aktiviteti kriminal. Shtetasi Edmond Shaba është lidhje e shtetasit Fadil Balla person nën hetim i dyshuar për trafik narkotikësh. Mbetet për t'u verifikuar edhe huaja e pretenduar nr. 79 prot., datë 11.09,2023 cituar gs në aktin notarial nr. 9904 rep., nr. 3123 kol., datë 28.12.2023 notere Majlinda Demollari e cila mungonte bashkëlidhur.