Aktualitet

Grupi i Laert Haxhiut/ GJKKO dënon Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun, ja sa vite burg mori secili

Dy të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

zh.ll
Grupi i Laert Haxhiut/ GJKKO dënon Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun, ja sa
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun, ish-pjesëtarët e grupit të Laert Haxhiut. Dy të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

Trupa gjykuese e përbërë nga Rudina Palloj kryesuese, me anëtarë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka dhë vendimin këtë të martë me një total prej 10 vitesh burg për dy të pandehurit, të cilët megjithatë, do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. 

Togat e zeza dëuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar, në kuadër të bashkëpunimit me drejtësinë

Ndërsa për Artan Tafanin, GJKKO dha dënimin me 7 vite burg, ndërsa përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj.

GJKKO e shpalli të pafajshëm Bixhekun për episodin që lidhet me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023.

Ndërsa Artan Tafani akuzohet se në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022.

Poll

MOS HUMB