Aktualitet

'Do futem brenda, ule dorën'! Taksistët tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Sarandës: Na ka gjet belaja

Sipas protestuesve, një tjetër problem mbetet edhe mungesa e parkimeve të përcaktuara për taksitë e licencuara të qytetit.

F.I

'Do futem brenda, ule dorën'! Taksistët tentojnë

SARANDË-Përplasje dhe tensione janë regjistruar në dyert e Bashkisë së Sarandës, ku një grup taksistësh të qytetit kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë lidhur me shqetësimet që prekin aktivitetin e tyre. 

Protestuesit janë gjendur përballë efektivëve, të cilët kanë ndaluar hyrjen e tyre në institucion. Taksistët pretendojnë se automjete nga qytete të tjera, specifikisht nga Tirana, Delvina, Finiqi dhe Konispoli, po ushtrojnë aktivitet taksi në Sarandë në mënyrë të paligjshme dhe pa kontrollet e nevojshme nga institucionet lokale.

Sipas protestuesve, një tjetër problem mbetet edhe mungesa e parkimeve të përcaktuara për taksitë e licencuara të qytetit. Protesta është shoqëruar me përplasje verbale mes protestuesve, punonjësve të sigurisë dhe policisë bashkiake që ndodhej në vendngjarje.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë një tjetër incident u shënua në Bashkinë e qytetit bregdetar nga pronarët e mjeteve ujore. Pronarët e mjeteve ujore kundërshtuan propozimet e Këshillit Bashkiak, duke argumentuar se vendbazimet e propozuara nuk janë funksionale për aktivitetin e tyre. Sipas tyre, ato ndodhen larg zonave turistike të Ksamilit dhe pozicionimi i tyre paraqet vështirësi për shkak të dallgëve që krijohen në det./ZËRI

Poll

MOS HUMB